Tre turistë spanjollë janë vrarë nga persona të armatosur në qytetin Bamiyan të Afganistanit qendror, ka njoftuar qeveria spanjolle.
Zyrtarët afganë thanë se një shtetas afgan u vra gjithashtu, ndërsa katër të huaj dhe tre afganë u plagosën.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme afgane, Abdul Mateen Qani, tha se katër persona ishin arrestuar, shkruan BBC
Derisa, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha në një postim në rrjetet sociale se ishte “i tronditur nga lajmi për vrasjen e turistëve spanjollë në Afganistan”.