Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku mbeti i vrarë 75-vjeçari Lulash Qepuri, i cili është qëlluar 4 herë me armë në lokalin e tij.
I moshuari i cili ka qenë invalid dhe ndodhej në lokalin e tij, është qëlluar në trup katër herë me shotgun, ndërkohë që ai i është kundërpërgjigjur me kallashnikov, duke qëlluar 16 plumba.
Fillimisht i moshuari është dërguar në spital, ku dhe ka humbur jetën pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë që pas ngjarjes ka qenë djali i të moshuarit i cili ka telefonuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babin.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe FNSH-së dhe po hetojnë për ngjarjen.