Vritet ​boksieri ukrainas, Volodymyr Mandziuk

Vritet ​boksieri ukrainas, Volodymyr Mandziuk

Boksieri ukrainas, Volodymyr Mandziuk, i cili ishte pjesë e Forcave të Armatosura të Ukrainës është vrarë.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqata e Boksit të Ukrainës, i cili e ndau lajmin në rrjetin social, Facebook.

Ata njoftuan se ushtari vdiq më 9 prill, ndërkaq varrimi i tij do të bëhët më datë 13 prill.

“Një mjeshtër i sportit në boks, një student i klubit Ring, një kampion dhe medalist i shumëfishtë i turneve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe një kampion i Ukrainës në mesin e studentëve. Një luftëtar në ring, një luftëtar i patrembur në fushën e betejës”, thuhet në mesazh.

Mandziuk iu bashkua Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës në vjeshtën e vitit 2024. 

Related Articles