Një burrë raportohet të jetë vrarë nga forcat e sigurisë në Iranin verior, teksa protestuesit antiqeveritarë festuan publikisht eliminimin e ekipit të tyre kombëtar të futbollit nga Kupa e Botës.
Aktivistët thanë se Mehran Samak u qëllua në kokë pasi i ra borisë së makinës së tij në Bandar Anzali të martën mbrëma, shkruan BBC.
Videot e xhiruara nga qytetet e tjera po ashtu shfaqnin turmat që brohoritnin dhe kërcenin në rrugë.
Shumë iranianë refuzuan të mbështesin ekipin e tyre të futbollit në Katar, duke e parë atë si një përfaqësuese të Republikës Islamike.
Mediat e lidhura me shtetin fajësuan forcat armiqësore brenda dhe jashtë Iranit për presion të padrejtë ndaj lojtarëve pas humbjes së tyre 1-0 ndaj ShBA-së në ndeshjen e fundit të grupit.
Lojtarët nuk e kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së tyre të parë, një humbje 6-2 nga Anglia, në një shprehje të dukshme solidariteti me protestuesit.