Vritet ish-politikani urkainas në Madrid

Vritet ish-politikani urkainas në Madrid

Persona të armatosur të paidentifikuar qëlluan dhe vranë një ish-politikan ukrainas të mërkurën në mëngjes jashtë një shkolle në një periferi të pasur të Madridit, tha Ministria e Brendshme e Spanjës.

Policia mori një telefonatë në lidhje me të shtënat me armë ndaj një shtetasi ukrainas mwngjesin e sotwm jashtë Shkollës elitare Amerikane të Madridit, e vendosur në Pozuelo de Alarcon, tha policia e Madridit për Reuters.

“Disa persona e qëlluan atë në shpinë dhe në kokë dhe më pas ikën drejt një zone të pyllëzuar,” tha një burim i Ministrisë së Brendshme, transmeton Klankosova.tv.

Viktima, Andriy Portnov, 51 vjeç, ishte një ndihmës i lartë i ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviq, i cili u rrëzua në një kryengritje popullore të vitit 2014.

Portnov u largua për në Rusi të njëjtin vit dhe është përballur me hetime në Ukrainë për akuza për tradhti dhe përvetësim, si dhe sanksione ndërkombëtare, megjithëse akuzat dhe sanksionet e BE-së u hoqën më vonë.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së e futi Portnovin në listën e sanksioneve në vitin 2021, duke thënë se ai kishte “kultivuar lidhje të gjera me aparatin gjyqësor dhe të zbatimit të ligjit të Ukrainës përmes ryshfetit”.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, ka pasur disa krime të profilit të lartë që përfshijnë rusë dhe ukrainas në Spanjë, e cila ka popullsi të konsiderueshme emigrantësh nga të dy vendet.

Related Articles