Kampioni i shumëfishtë i botës në Jiu-jitsu, Vidadi Mardanov (32), është vrarë të hënën në mbrëmje në Dagestan.
Mardanov ishte në të njëjtën kohë president i ligës së luftimeve NFC MMA dhe u vra me armë rreth orës katër të mëngjesit, transmeton Demokracia.com.
Luftetari I famshëm ka dalë nga shtëpia për të biseduar me dikë, por gjatë bisedës dy persona e kanë qëlluar dhe kanë ikur.
– Burri është thirrur për konfrontim, dhe kur ka dalë, e kanë qëlluar dhe kanë ikur – raportojnë mediat ruse nga burimet e tyre nga policia.
Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e një burri të shtrirë në rrugë. Ata shumë shpejt i identifikuan sulmuesit dhe sipas mediave bëhet fjalë për Timur Asadom (27) dhe Abdumislim Murtazalijev.