Vritet lideri i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah al-Rifai

Vritet lideri i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah al-Rifai

Udhëheqësi i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah Maki Musleh al-Rifai, është vrarë.

Këtë lajm e dha të premten kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Forcat irakiane të sigurisë, bashkë me koalicionin e udhëhequr nga ShBA-ja që lufton kundër ISIS-it, e vranë Al-Rifain, i cili njihet edhe si Abu Khadija, shtoi kryeministri irakian.

Ish-udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, e kishte shpallur kalifatin mbi një pjesë të konsiderueshme të Irakut e Sirisë më 2014 para se të vritej gjatë një operacioni të forcave special amerikane në pjesën veriperëndimore të Sirisë më 2019.

Komanda Qendrore e ShBA-së tha në korrikun e vitit të kaluar se ISIS-i ka qenë duke u përpjekur që të “rikonstituohet pas disa viteve të kapaciteteve në rënie”.

Related Articles