Një grua shqiptare rreth 60-vjeçe është vrarë me thikë në Itali.
Ajo punonte si shitëse dyqani dhe sipas mediave italiane vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni.
Gruaja është goditur disa herë me thikë pas një konflikti në familje, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, po nga Shqipëria.
62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
Sipas hetuesve italiane sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie.
/ReportTv.al/