Një prej gazetarëve më të njohur në Somali, Abdiaziz Mohamud mbeti viktimë e një sulmi kamikaz ndërsa darkonte në një restorant në Mogadishu.
Krtitik i grupeve ekstremiste të armatosura ishte drejtor i një radioje. Sulmi ndaj gazetarit që e thërrisnin edhe Abdiaziz Afrika u mor përsipër nga grupi Al Shahab.
Në sulm mbetën të plagosur edhe persona të tjerë.
Grupi Al Shahab ka orkestruar një fushatë të dhunshme kundër qeverisë, politikanëve dhe zëra që e kritikojnë atë.
Al Shahab e akuzon gazetarin se është shkaktar i vrasjes së dhjetëra muxhahedinëve dhe se ka kryer sulme kundër islamit. /Gazeta Enigma.