Një oficer i policisë u vra me armë zjarri paraditen e kësaj të marte në Ishull Lezhë. Viktima është identifikuar si Saimir Hoxha 44 vjeç dhe mbante detyrën e oficerit të krimeve.
Në një informacion paraprak për mediat, policia e Lezhës tha se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Për pasojë, plumbat kapën efektivin 44-vjeçar i cili humbi jetën rrugës për në spital./tvklan