Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në Garnstrasse, pjesën jugore të qytetit Krefeld, shkruan Bild.
“Pati një të shtënë në Garnstrasse. Një person ka vdekur”, tha një zëdhënës i policisë me kërkesë të agjencisë gjermane të shtypit.
Sipas informacioneve paraprake të policisë gjermane, autori ose autorët e kanë qëlluar shqiptarin në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër, teksa ai lëvizte me biçikletë.
Për këtë ngjarje, vijojnë hetimet për zbardhjen e saj dhe gjetjen e autorëve.