Vritet një vajzë gjashtë vjeçare në Uashington

Vritet një vajzë gjashtë vjeçare në Uashington

Një vajzë gjashtë-vjeçare u vra dhe pesë të rritur u plagosën në një të shtënë në Uashington, thanë zyrtarët.

Incidenti ndodhi të premten në mbrëmje në pjesën juglindore të qytetit, raporton thenewyorktimes.

Vajza e plagosur u transportua në spital, por më vonë iu nënshtrua plagëve të saj.

Tre burra dhe dy gra u plagosën në të shtënat, por ato nuk janë në rrezik për vdekje, tha një përfaqësues i policisë.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me çështjen gjersa hetimet po vazhdojnë.

Related Articles