Vritet personi që dogji Kuranin në Suedi

Vritet personi që dogji Kuranin në Suedi

Refugjati irakian dhe aktivist anti-islam, i cili në vitin 2023 dogji Kuranin famëlartë, u qëllua sot për vdekje në Suedi, disa orë përpara se Gjykata të jepte verdiktin për dënimin e tij.

Pesë persona janë arrestuar pas vrasjes së tij.

Salwan Momika, 38 vjeç, u raportua se u qëllua vonë të mërkurën në një shtëpi në qytetin Södertälje, afër Stokholmit. Në vitin 2023, Momika zemëroi shumë njerëz në Suedi dhe në mbarë botën kur dogji kopjet e Kuranit në demonstratat publike.

Një gjykatë e Stokholmit do të dënonte Momikën dhe një burrë tjetër të enjten në një gjyq penal për “vepra të agjitacionit kundër një grupi etnik ose kombëtar”, por tha se shpallja e vendimit ishte shtyrë.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se një burrë ishte qëlluar për vdekje në Södertälje, por nuk dha detaje të tjera. Policia nuk tha nëse i dyshuari me armë ishte në mesin e të arrestuarve.

Të enjten, kryeministri suedez, Ulf Kristersson, u tha gazetarëve se kishte frikë se vrasja mund të kishte qenë e lidhur me një vend tjetër.

Mediat suedeze raportuan se Momika po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok në kohën kur u qëllua. Një video e parë nga Reuters tregoi policinë duke marrë një telefon dhe duke i dhënë fund një transmetimi të drejtpërdrejtë që dukej se ishte nga llogaria e tij TikTok.

Në vitin 2023, Suedia ngriti alarmin e saj për terrorizëm në nivelin e dytë më të lartë dhe paralajmëroi për kërcënime kundër suedezëve brenda dhe jashtë vendit pas djegies së Kuranit, shumë prej tyre nga Momika, zemëruan shumë myslimanë dhe shkaktuan kërcënime nga xhihadistët.

Ndërsa qeveria suedeze e dënoi valën e djegieve, ajo fillimisht u konsiderua si një formë e mbrojtur e fjalës së lirë.

Agjencia suedeze e migracionit donte të dëbonte Momikën për dhënien e informacionit të rremë për aplikimin e tij për qëndrim, por nuk mundi pasi mendohej se ai mund të përballej me tortura dhe trajtim çnjerëzor në Irak. /Gazeta Enigma

Related Articles