Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Vlorë.
Sipas policisë shqiptare, viktima Renato Hixhaj dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
58-vjeçare ishte i punësuar prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij. Sipas A2Cnn, ai u gjet tek shkallët ku ngjiten dhe zbresin efektivët e policisë pranë shtëpisë së tij.
Viktima ishte babai i dy fëmijëve të rritur dhe jetonte në banesë i vetëm. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, por policia konfirmon se viktima nuk ka precedent penal. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtuesi i policisë Vlorë, Elidon Çela, përfaqësues nga OPGJ, si dhe hetuesit e krimit.