Vritet shqiptari në Spanjë, vrasësit e lanë te dera e spitalit

Vritet shqiptari në Spanjë, vrasësit e lanë te dera e spitalit

Një shqiptar është vrarë në Spanjë, teksa trupi i tij është lënë tek dera e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur në ‘La Selva’ të Gironas, ku një automjet tip “Audi” braktisi në derën e spitalit “Blanes” një person të vdekur. Viktima, i identifikuar më pas si shtetas shqiptar, ishte qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.

Sipas policisë, mjeti që e braktisi ishte “Audi” ngjyrë e zezë me targa të huaja dhe brenda tij mendohet se kanë qenë 3 persona. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autopsia e tij pritet të zhvillohet të hënën.

Related Articles