Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq tha sot se nuk është mirë që shumë po nxitojnë në konkluzione për atë që ndodhi në Banjskë dhe theksoi se në ditët në vijim do të vijojë konstatimi i fakteve relevante lidhur me ato ngjarje.
Vuçeviq ka theksuar se Serbia është mjaft e zhgënjyer me reagimin e KFOR-it.
KFOR-i, shtoi ai, ishte ai që duhej të reagonte fillimisht dhe të parandalonte gjakderdhjen, e më pas EULEX-i.
“Serbia priste një tjetër, për të mos thënë se jemi në masë të madhe të zhgënjyer nga reagimi i KFOR-it, për ne është dashur të aktivizohet në të njëjtën kohë KFOR-i, sepse është i pari që duhet të reagojë në situata të tilla dhe të parandalojë më tej gjakderdhje dhe viktima të tjera njerëzore. Po EULEX-i del dhe nëse dikush duhet të ndiqet penalisht dhe ka elemente të përgjegjësisë penale dhe elemente për hetim – kjo është dashur të bëhet me mbështetjen e EULEX-it dhe mbi të gjitha me mbështetjen e KFOR-it, i cili kishte të ndalojë të shtënat e mëtejshme”, thotë Vuçeviq.
Ai shtoi se KFOR-i ka një bazë jo larg andej dhe se ata kanë mundur të reagojnë.
“Ata dolën, por sikur qëndruan mënjanë dhe i lejuan policët shqiptarë të shpërndarë mirë të vazhdonin gjuetinë për serbët në zonën e Banjskës”, thotë Vuçeviq.
Duke folur nëse ata komunikojnë me KFOR-in, Vuçeviq tha: “Në nivelin më të ulët teknik”.
“Por ne nuk mund ta ndalojmë bashkëpunimin, sepse kjo do të ishte e rrezikshme për serbët në Kosovë dhe do të ishte keq për Serbinë, por ai nivel është reduktuar në kuptimin e plotë të fjalës në një nivel teknik elementar. Ne me të vërtetë presim që KFOR-i të marrë një punë shumë më tepër rol aktiv, e jo të vendoset në rolin e vëzhguesit në ndonjë kodër anash dhe të shikojë tani deri ku dhe sa policë shqiptarë do t’i vrasin serbët apo do të hakmerren apo çfarë do të ndodhë”, tha Vuçeviq.
“Është thjesht e pabesueshme që nuk ka pasur një reagim më të fortë nga KFOR-i“, Vuçeviq.