Në manifestimin e Gazimestanit kishte hipur mbi skenë për të bërtitur “vrite, vrite shqiptarin” si dhe “Kosova është Serbi” i riu serb, Nikolla Nedjellkoviç.
Autoritetet e Kosovës e dënuan me gjashtë muaj burg për nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe nxitja të përçarjes dhe mosdurimit.
Nedjellkoviç e kreu dënimin këtë të hëne dhe u nis për Serbi, për t’u pritur me nderime nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Me fjalë përkdhëlese e lavduese, Vuçiç i ofroi punë këtij të riu përçarës, kualifikimi moral i të cilit, siç tregohet nga pritja presidenciale serbe, është urrejtja ndaj shqiptarëve, shkruan Reporteri.net.
“A dëshiron të punosh në zyre ose ministri” e pyeti Vuçiç, ndaj të cilës pyet pasoi folklori qesharak përgjigjës i të riut, se “dëshiroj t’i ndihmojë serbët e Kosovës”.
Nedjellkoviç në zyren presidenciale serbe ishte me të atin dhe të emën e tij.
“Në rend të parë, të falënderoj Nikolla, dhe ty, Sllobodanka dhe Dragomir, që sot jeni me të birin tuaj. Nikolla, ty kanë qenë duke të pritur më së shumti”, vazhdoi Vuçiç në mellodramën para kamerave të transmetuesve serbë.
Presidenti i Serbisë iu drejtua të riut se “unë e di që ti s’je fajtor për asgjë”.
Si ngjau rasti i Nikolla Nedjellkoviç?
Më 26 qershor në festën serbe të Vidovdanit në Gazimestan, Nedjellkoviç kishte hipur në binë për të bërtitur mesazhe si “vrite, vrite shqiptarin” me fanel të hartës së Kosovës të ngjyruar me flamurin e Serbisë.
Gjatë tërë kohës, me zë të lartë, ai bërtiste “Kosova është Serbi, e gjithë Rusia, Kosova është e Serbisë si dhe vrite vrite shqiptarin”.
Ai u dënua me gjashtë muaj burg për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit, derisa vetëm këtë të hëne e kreu dënimin e shqiptuar.