Vuçiç thotë se Von Cramon e do Kosovën e pavarur: Nuk ia do të mirën Serbisë

Vuçiç thotë se Von Cramon e do Kosovën e pavarur: Nuk ia do të mirën Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka reaguar raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit ditë më parë ka kritikuar Serbinë për trajtimin jo të mirë të punëtorëve nga Vietnami në një fabrikë kineze në Serbi.

Sipas Vuçiçit, askush nuk mund ta bindë se një person që e do Kosovën e pavarur ia do të mirën Serbisë.

“Mos mendoni se Viola von Cramon e do Serbinë më shumë se ne”, tha Vuçiç.

Më 21 nëntor, Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka shkruar në Twitter duke thënë se “nuk mund ta marr më seriozisht këtë udhëheqje.

“Në vend që t’u kërkojnë falje punëtorëve vietnamezë për kushtet çnjerëzore (një vendim i duhur do të merrte përgjegjësinë për këtë), ata mbrojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne duke më fajësuar mua. Bëni një kontroll dhe filloni të sundoni vendin tuaj”, pati shkruar Cramon.

Related Articles