Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se negociatat e fundit me palën shqiptare nga Kosova ishin të pasuksesshme, me ndërmjetësues jashtëzakonisht të vështirë dhe shtoi se Beogradi insiston që nuk do të flasë më për asgjë pa përmbushjen e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Tanjug.
“Ajo çka ne insistojmë është se nuk ka asgjë për të cilën duam të flasim pa Asociacionin. Ne nuk e kemi problem që ta përmbushim edhe atë që nuk e kemi nënshkruar ne por të tjerët para nesh, por edhe ju duhet ta përmbushni atë që keni nënshkruar, pra Asociacionin”, ka theksuar Vuçiq në adresimin e tij të sotëm para mediave.