Vuçiq bisedon me kryeministrin spanjoll, diskutohet edhe dialogu Kosovë-Serbi

Vuçiq bisedon me kryeministrin spanjoll, diskutohet edhe dialogu Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Ashtu siç njofton Vuçiq përmes postimit në Instagram, të dy kanë biseduar për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe Spanjës.

“Bisedë shumë e rëndësishme dhe e mirë me Pedro Sanchez. Mikun e sinqertë të Serbisë e njoftova me ecurinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, e falenderova për përkrahjen, si dhe për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtarë. Biseduam gjithashtu edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik midis Serbisë dhe Mbretërisë së Spanjës”, ka shkruar presidenti serb.

Related Articles