Vuçiq dhe Dodik takohen, u diskutua edhe për Kosovën

Vuçiq dhe Dodik takohen, u diskutua edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, me të cilin ka diskutuar për shumë çështje, përfshirë edhe Kosovën, bën të ditur Vuçiq përmes postimit në Instagram, shkruan Klankosova.tv.

“Takimi i mirë me Presidentin e Republikës Serbe. Ne diskutuam çështjet kyçe për Serbinë dhe Republikën Serbe dhe e informova Presidentin Dodik për të gjitha nismat perëndimore lidhur me Kosovën dhe Metohinë, si dhe situatën e përgjithshme në krahinën jugore. Gjithashtu, u dakorduam që në muajin e ardhshëm do të vizitoj disa vende në RS, veçanërisht komunat më të varfra, për të cilat Republika e Serbisë do të përgatisë ndihmë të konsiderueshme financiare dhe mbështetje në projekte infrastrukturore”, shkruan Vuçiq në Instagram.

Related Articles