Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar takimin me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Donald Trump, sot në Beograd.
Përmes një videoje në Instagram ku foli për disa tema, Vuçiq tha se do të takohet me Trump Jr për “pak minuta” dhe se me të do të flasë për ekonominë.
“Dhe për pak minuta do të pres Donald Trump Jr., do të flas për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.