Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e ka përmendur sërish në OKB deklaratën e Ministrit Liburn Aliu, se “Kosova është projekt i përkohshëm”.
Vuçiq tash këtë deklaratë e ka përmendur në një kontekst të ri. Para dy javëve Policia e Kosovës e ka arrestuar një serb, siç thotë Vuçiq për rrezikim të rendit kushtetues të Kosovës, në anën tjetër Liburn Aliu, që e rrezikon këtë rend sipas tij, vazhdon të jetë ministër në Prishtiinë.
“Liburn Aliu, ministër i Kurtit, tha kështu në dhjetor 2023: Shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm, një komb kosovar nuk mund të krijohet.
Pra, i pafajshmi Sofronijeviq është i arrestuar për rrezikim të këtij rendi kushtetues, ndërsa Liburn Aliu i lirë dhe mban pozitë të lartë në Prishtinë. Pra, kaq për arrestimin e serbëve për shkak të këtyre zbatimeve selektive të Ligjit.” –ka thënë Vuçiq.
Duhet thënë se në fakt serbi Sofronijeviq, nuk është arrestuar për rrezikim të rendit kushtetues. Vuçiq përdorë referencë të gabuar, meqenëse i njëjti akuzohet për sulm ndaj personit zyrtar, e armëmbajtje pa leje.