Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka propozuar Kuvendit kandidatin për kryeministër, Millosh Vuçeviqin.
Vuçeviq është aktualisht ministër i Mbrojtjes, i cili pritet të jetë pasues i kryeministres aktuale, Ana Bërnabiq.
Ndërsa, Ana Bërnabiq deri më tani ka qenë kryeministre e Serbisë, por që ajo tash ka kaluar në pozitën e kryetares së Kuvendit.
Po ashtu ishte përfolur që pasuesi i Bërnabiqit do të ishte Marko Gjuriq, ish-drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë dhe ambasadori i Serbisë në SHBA.