Presidenti i Serbisë ka bërë dramën e tij të zakonshme duke thënë se “nuk po fle natën” duke menduar për atë se si ta nxjerrë Serbinë fituese.
Këtë deklaratë e ka bërë në prag të takimit në Beograd me pesë emisarët evropianë të cilët sot paradite kanë takuar kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.
“Kjo ndoshta do të jetë një prej ditëve më të vështira për mua, më të vështirat për Serbinë. Takimi im me pesëshen fillon për një orë”, ka thënë Vucic.
“Nuk fle natën për këtë, nuk e di nëse duhet të bërtas nga dhimbja apo të qaj. Gjithçka që mund t’ju them në fund është se po, do të kërkojmë një mënyrë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë dhe mos ia jepni askujt si dhuratë”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Ky takim i Vuçiqit me emisarët perëndimore vjen pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, sulm i cili sipas emsiarit Miroslav Lajcak i ka ndryshuar shumë gjërat.