Vuçiq falënderon Zelenskyn për mosnjohjen e Kosovës

Vuçiq falënderon Zelenskyn për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar si shumë të suksesshme vizitën e tij në Ukrainë në kuadër të Samitit Ukrainë–Evropa Juglindore, ku tha se falënderoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për “respektimin e integritetit territorial të Serbisë” dhe për mungesën e përfaqësuesve nga Kosova në këtë samit

“Falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Siç e patë, nuk kishte përfaqësues nga Prishtina”, deklaroi Vuçiq, duke e cilësuar këtë si një gjest të rëndësishëm ndaj Serbisë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky falënderoi Vuçiqin për iniciativën për ndihmë në rindërtimin e vendbanimeve ukrainase, duke e quajtur bashkëpunimin një “formë vërtet efektive”.

Vuçiq gjithashtu mohoi zërat se me këtë vizitë ka tradhtuar Rusinë, duke theksuar se Serbia nuk ka nënshkruar deklaratën për dënimin e agresionit rus dhe ka abstenuar gjatë samitit, për të ruajtur balancën në politikën e jashtme.

Related Articles