Vuçiq kundërshton sulmin e Izraelit e SHBA-së ndaj Iranit

Vuçiq kundërshton sulmin e Izraelit e SHBA-së ndaj Iranit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka komentuar ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe sulmin e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas tij, lufta kryesore do të jetë për ndryshimin e regjimit në Iran. Kreu i shtetit serb ka tërhequr paralele me bombardimet e NATO-së në vitin 1999, duke thënë se atëherë “ishte gënjyer për katastrofë humanitare”, derisa po synohej ndryshimi i regjimit në Beograd dhe pavarësimi i Kosovës.

“E gjithë kjo po kryhet, ashtu siç ndodhi në Serbi, ata gënjyen gjatë gjithë kohës se ishte një katastrofë humanitare, dhe thelbi ishte në dy gjëra – njëra është si një nën-hap brenda të njëjtës pikë, një pikë e vetme, ndryshimi i regjimit në Beograd në vitin 1999, 2000, dhe si pika e dytë – thelbi i të gjithë veprimit të NATO-s, fitimi i pavarësisë së Kosovës, domethënë ndarja e 14 përqind të territorit të Serbisë dhe dhënia e pavarësisë atij territori”, ka thënë kreu i shtetit serb, shkruan RTS.

Related Articles