Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë të enjte ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në një postim në Instagram, bëhet e ditur se të dy udhëheqësit biseduan për bashkëpunimin dypalësh, rrugën evropiane të Serbisë dhe Ukrainës, dhe veçanërisht për bashkëpunimin në formatin Ukrainë – Evropë Juglindore.