Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duket se po i druhet takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe Shefen e re të Diplomacisë Evropiane, Kaja Kallas, duke thënë se sot e pret “një ditë e vështirë”
“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian. Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet”, tha Vuçiq.
Gjatë takimeve, Kurti dhe Vuçiq do të flasin për sulmin që ndodhi në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit, e më pas edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.