Vuçiq: Kam frikë se ata që ngrenë padi për gjenocid të luftës, nuk janë të interesuar për dialog

Vuçiq: Kam frikë se ata që ngrenë padi për gjenocid të luftës, nuk janë të interesuar për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se koha nuk është aleati i Serbisë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

“Jo. Të gjithë mendojnë se është, por nuk mendoj se është”.

I pyetur nëse është e mundur të arrihet një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq tha se paralajmërimi për ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid shkojnë kundër dialogut.

“Kam frikë se ata që ngrenë padi për gjenocid dhe shpallin kërkesa për dëmshpërblime të luftës, thonë qartë që nuk janë të interesuar për dialog”, tha Vuçiq.

“Ata që flasin çdo ditë vetëm për këtë dhe jo për Asociacionin e komunave serbe, me akterë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe që thonë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, dhe kufijtë e vetëm që dëshirojnë t’i ndryshojnë janë kufijtë e Serbisë… Unë do t’u përgjigjem njerëzve të tillë çdo ditë”, shtoi ai.

Related Articles