Vuçiq kërcënon perëndimin për rezolutën e Srebrenicës

Vuçiq kërcënon perëndimin për rezolutën e Srebrenicës

Pas shumë komplikimeve diplomatike  e disa shtyrjeve Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, caktoi 23 majin ditën e mbajtjes së një seance speciale. Me të OKB-ja pritet të votojë rezolutën që mëton ta shpallë 11 korrikun “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të gjenocidit në Srebrenicë”.

Në këtë qytezë  korrikun e 1995-ës forcat serbe të Bosnjës, vranë mbi tetë mijë burra e djem boshnjakë. Ndërkohë nga Serbia, e cila po bën fushatë të ashpër që të shmanget votimi i rezolutës, vijnë tone për një luftë diplomatike ndaj perëndimit, siç e quan presidenti serb, që foli për këtë të hënën.

“Kur ne themi se do të bëjmë diçka, ne do të bëjmë atë. Kjo vlen edhe ndaj atyre që u kam premtuar se do t’ju dhemb shumë koka nga e gjithë ajo që do të bëjë në Nju Jork, dhe po do të kenë kokëdhimbje. Ashtu sikur neve na dhemb zemra dhe shpirti, për atë, që ata po na bëjnë neve me këto rezoluta”, tha Vuçiq, të hënën gjatë një konference me komisionerin evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi.

Nismëtare e hartuese të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, janë Gjermania dhe Ruanda të cilave ndërkohë u janë bashkuar si bashkësponsozoriuese, dhjetëra shtete anëtare të OKB-ës e cila organizatë  ka 193 vende anëtare. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk janë detyruese por kanë  peshë të madhe politike në arenën ndërkombëtare.

Related Articles