Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për shtyp ka thënë se i ka propozuar Qeverisë së Serbisë rivendosjen e dënimit me vdekje.
Bëhet me dije se Qeveria serbe ka rrëzuar kërkesën e Vuçiçi.
Në një reagim pas dy masakrave të ndodhura në Beograd, Vuçiç ka deklaruar se kërkesa e tij u refuzua nga kryeministrja Ana Bernabiç për shkak të konventave ndërkombëtare, ku Serbia është pjesëmarrëse.
“Më lejoni t’ju them, sot në mëngjes i sugjerova kryeministrit që ta kthejmë dënimin me vdekje, por ajo dhe qeveria janë kundër, sepse do të ishim të vetmit që së bashku me Bjellorusinë do të kishim dënimin me vdekje në Evropë, dhe ne nuk mund ta bëjmë këtë sipas disa prej disa konventave ndërkombëtare. Dikur kam qenë kundër dënimit me vdekje, më vjen keq që kam pasur një qëndrim të tillë politik”, është shprehur Vuçiq.
Kujtojmë se brenda 48 orëve, në Serbi kanë humbur jetën 17 persona, fillimisht pas një sulmi me armë në një shkollë, më pas nga një sulm i përgjakshëm në disa fshatra të Beogradit.