Vuçiq: Kurti asgjë nuk bën vet, atë po e shtyjnë të tjerët

Vuçiq: Kurti asgjë nuk bën vet, atë po e shtyjnë të tjerët

Pas takimit me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka kërkuar prej tij mbrojtjen e serbëve në veri të Kosovës, mirëpo ka shtuar se “ishte shumë e qartë se Kurti nuk është i vetëm në këtë”.

Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë se “tashmë është e qartë për të gjithë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk po bën asgjë vet, por se dikush po e shtyn në drejtim të krijimit të tensioneve të mëtejshme” dhe se “hapësira e vetme e pushtetit serb për manovrim në Kosovë është tregojë “vendosmëri, unitet dhe bashkim”.

“Kështu do të bëjmë”, ka deklaruar ai për televizionin pro-qeveritar serb “TV Pink”.

Vuçiq ka thënë se “e ka kuptuar që Kurti nuk ka mundur t’i bëjë vetë këto “lëvizje të çmendura”, duke ngritur vazhdimisht tensione dhe se dikush po e shtyn në këtë drejtim”.

“Nuk ekzistojnë njerëz që janë kaq të balancuar”, theksoi ai.

I pyetur se kush mund ta ndalë Kurtin, i cili nuk përjashton viktima në rast të heqjes së barrikadave, ai tha se “nuk e di se çfarë do të thotë kjo deklaratë”.

Ai ka pretenduar se shqiptarët kanë mbështetjen e KUINT-it “në gënjeshtrat dhe fushatën e tyre” dhe se “nuk dëshiron të thotë edhe të NATO-s…”.

Related Articles