Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar kinse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’e do Organizatën e Kombeve të Bashkuara por vetëm NATO-n.
“Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë tjetër përtej saj. Përpjekje për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri”, deklaroi Vuçiq në një intervistë për ‘The Pavolvic Today’, përcjell Gazeta Insajderi.
“Kurti i urren Kombet e Bashkuara”, vazhdon ai.
“Por unë besoj se SHBA-të nuk do ta gëlltisin këtë herë dhe do të vazhdojnë presionin e tyre të justifikuar ndaj tij për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në terren”.
I pyetur nëse ka biseduar me Mbretërinë e Bashkuar lidhur me situatën, ai ka thënë jo sepse ata do ta mbështesnin Kurtin.
“Jo, nuk kam folur me ta sepse besoj se do ta kishin mbështetur Kurtin”, tha ai.