Vuçiq: Maqedonia e Veriut më goditi fort që votoi për rezolutën Srebrenicën

Vuçiq: Maqedonia e Veriut më goditi fort që votoi për rezolutën Srebrenicën

Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia e Veriut votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Presidenti i Serbisë ka përmendur abstenimin e Greqisë ndaj Rezolutës, duke thënë se doli që Athina ka më shumë qëndrim sesa Shkupi.

Kreu i shtetit serb ka deklaruar se qëndrimi maqedonas e ka goditur fort.

“Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë qëndrim se Shkupi”, ka deklaruar Vuçiq.

Related Articles