Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili po merr pjesë në stërvitjen e përbashkët të ushtrisë dhe policisë “Severac 2022”, theksoi se koordinimi, gatishmëria dhe trajnimi i forcave serbe të sigurisë është shembullor.
Vuçiq në Instagram ka uruar pjesëtarët e Ushtrisë dhe Policisë dhe i ka falënderuar për punën e palodhur, guximin dhe dashurinë ndaj atdheut.
“Me ushtarët tanë dhe pjesëtarët e njësisë së xhandarmërisë në stërvitjen e përbashkët “Severac 2022”. Koordinim shembullor, gatishmëri dhe stërvitje e forcave tona të sigurisë. Urime dhe një falenderim i madh për punën, guximin dhe dashurinë për atdheun. Rroftë Serbia”, ka thënë Vuçiq në profilin e tij në Instagram.