Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kta takuar Sonja Briskon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Gjatë këtij takimi Kurti u njoftua se Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak.
Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se serbët e Kosovës do të vazhdojnë të jetojnë atje pavarësisht të tjerëve dhe dëshirave të tyre.
Ndër të tjera, lidhur me këtë Vuçiq ka thënë se nuk kanë në plan që të zhvendosin serbët në Sanxhak.
“Serbët nga Kosova do të mbeten në Kosovë, përkundër dëshirës së Albin Kurtit dhe Nenad Çanakut dhe Sonja Biserkos dhe shumë të tjerëve që serbët nga Kosova të zhduken”, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve kur u pyet lidhur me këtë çështje. /Gazeta Enigma