Vuçiq mund të hakmerret në Luginë, Kamberi apel bashkësisë ndërkombëtare

Vuçiq mund të hakmerret në Luginë, Kamberi apel bashkësisë ndërkombëtare

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe njëherësh deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ndjehet i shqetësuar se Qeveria e Serbisëç dhe veçanërisht presidenti Aleksandër Vuçiq, mund të ndërmarrë ndonjë aksion hakmarrës në Luginën e Preshevës, pas aksionit dështues në Banjskë të Zveçanit.

Presidenti Vuçiq, sipas Kamberit, mbrëmë ka deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminel të trajnuar nga Presheva”.

“Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën?. Mos ndoshta kjo është paralajmërim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës?.Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryjnë në Luginë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Me këtë rast ai fton bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative, siç e un ai, “të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Related Articles