Aleksandër Vuçiq si president në Ditën e Unitetit të Serbisë, ka folur edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Beogradi.
Në fjalimin e tij Vuçiq e ka zënë në gojë Kosovën, duke shtuar se ata nuk do të lejojnë humbjen e asnjë pëllëmbe toke të territorit.
“Mund të ju them vetëm një gjë – ju doni që tan ë merrni tokë për së gjëri e për së gjati, por nuk do të lejojmë që të na merrni asnjë centimetër. Këtë dua që ta dini”.
“Ju mund ta keni fuqinë që dëshironi, por ka diçka që nuk mund të fitoni, drejtësinë, ligjin dhe vendosmërinë e një populli për të qëndruar në këmbë”.