Vuçiq: Njëra palë nuk mund të marr gjithçka, shqiptarët duhet të gjejnë kompromis të caktuar

Vuçiq: Njëra palë nuk mund të marr gjithçka, shqiptarët duhet të gjejnë kompromis të caktuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për raportet me Kosovën tha se duhet të përmbushin atë që u nënshkruar në Bruksel.

“Ju nuk dëgjoni ndonjë shantazh nga Beogradi. Ne nuk kërcënojmë me dëmshpërblimet e luftës dhe procese gjyqësore, por ne dëgjojmë se çdo ditë nga Prishtina dhe nuk ka asnjë reagim nga SHBA-ja dhe BE-ja”, tha ai.

Vuçiq theksoi se njëra palë nuk mund të marr gjithçka, duke thënë se shqiptarët të bien dakord për një kompromis të caktuar.

Vuçiq për “Mini-Shengenin” thotë se i është mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen e kësaj ideje më shumë sesa vendeve evropiane.

“Ne duhet të kuptojmë frikën e tyre nga dominimi serb në rajon më mirë sesa i kuptojmë normalisht dhe duhet t’i bindim ata se nuk është mirë vetëm për Serbinë, por edhe më mirë për ta”, tha ai.

Ai shton se zyrtarët serbë nuk flasin për Serbinë e Madhe, por se udhëheqësit shqiptarë flasin për të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe”.

Related Articles