Vuçiq: Njohja e Kosovës dhe ulësja në OKB pjesë e planit

Vuçiq: Njohja e Kosovës dhe ulësja në OKB pjesë e planit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur para gazetarëve lidhur me takimin që ka pasur me zyrtarin e DASH Derek Chollet dhe ka treguar detaje për kundërpërgjigjen që ia kishin kthyer BE-së, Gjermanisë dhe Francës për planin franko-gjerman, meqë propozimi ka qenë edhe temë diskutimi në takimin me Chollet.

Vucic ka thënë se në atë përgjigje përmes një non-paper kanë treguar vijat e kuqe të Serbisë sa i përket marrëveshjes me Republikën e Kosovës.

Vuçiq ka treguar se pjesë e planit frnako-gjerman është edhe njohja e Kosovës dhe ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, megjithatë ka thënë se Serbia s’pranon që të flasë për këto gjëra.

Këtë e ka thënë kur është pyetur për deklaratën e tij për vijat e kuqe. Ndërkohë për pjesën tjetër të planit ka shtuar se nuk thotë që e pranon por që do të diskutohet rreth asaj se çfarë mund të marrë Serbia e çfarë Kosova.

“Ne nuk duam të flasim për këtë, dhe është një pjesë integrale e planit, për gjithçka tjetër – mirë, nuk po them se do ta pranojmë, por mund të flasim, të shohim se çfarë mund të marrim, çfarë të tjerët mund të marrin”, theksoi Vuçiq.

Ndëkrohë ka folur edhe për disktimet që ka pasur me Derek Chollet për Asocaicionin. Vuçiq ka thënë se nuk e ka të qartë se si do të duket derisa thekson se është e mirë që u qartësua se Asociacioni duhet të bëhet.

Related Articles