Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se plani i implementimit të propozimit evropian parashihet në disa afate.
Sipas tij, fillimisht do të formohet një komision i përbashkët monitorimi që do të raportohet pas 30 ditësh, e që, sipas tij, do të nisë punën me Asociacionin e pastaj me personat e pagjetur.
Ai ka thënë se çështja e Asociacionit është e nënshkruar dhe se “kjo duhet të realizohet”.
“Nuk mund të zgjedhësh atë që pëlqen, dhe të marrësh atë që të pëlqen. Është dokument i nënshkruar. Ju e keni nënshkruar, mu për këtë ju duhet ta realizoni. Është një rregull shumë konkret”, ka thënë ai pas takimit me Kurtin në Ohër.