Ka përfunduar seanca e posaçme e Qeverisë së Serbisë në të cilën presidenti i Serbisë prezantoi raportin për Kosovën dhe pas saj Vuçiq tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga një politikë e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit.
“Faleminderit për ftesën dhe që më dhatë mundësinë t’ju informoj për situatën në të cilën ndodhet Serbia. Ne nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, tha Vuçiq.
Vuçiq mori pjesë në seancën e Qeverisë së Serbisë me ftesë të Ana Brnabiq.
Pas seancës së qeverisë, ai do të takohet me ambasadorin kinez Chen Bo dhe ambasadorin rus Aleksandar Bocan Harçenko, si dhe me patriarkun serb Porfiri.