Vuçiq për deklaratën e QUINT-it: Erdhi nga SHBA, e rëndësishme por e vështirë për ta kuptuar

Vuçiq për deklaratën e QUINT-it: Erdhi nga SHBA, e rëndësishme por e vështirë për ta kuptuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një paraqitje televizive në RTV ka komentuar deklaratën e ashpër ndaj Kosovës të shteteve të QUINT-it në lidhje me mos-lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, për të cilën tha se një deklaratë e tillë erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiç tha se “ajo ishte një deklaratë e rëndësishme, por e vështirë për ta kuptuar”.

“Amerikanët ishin fer në këtë çështje. Po të mos ishte për ta, nuk e di a do të kishte pasur një deklaratë të tillë, edhe pse kjo gjë mund të tingëllojë e çuditshme”, ka thënë Vuçiç.

Aleksandër Vuçiç tha se Beogradi ishte në gjendje të bënte kompromise të mëdha për të arritur një zgjidhje përveç asaj që iu kërkua nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që rrjedhimisht nënkuptonte njohjen e Kosovës.

Related Articles