Vuçiq për policët e kidnapuar: Thanë që s’dinin ta përdornin GPS-in, iu gjetëm lista të serbëve

Vuçiq për policët e kidnapuar: Thanë që s’dinin ta përdornin GPS-in, iu gjetëm lista të serbëve

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se në policët e kidnapuar (që ai thotë të arrestuar) janë gjetur lista ku ndodheshin emra të serbëve.

Vuçiq në një adresim për RTS-in pretendoi se pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin arrestuar 1800 metra larg kufirit administrativ.

“Kur Kurti thotë se ishin 300 metra brenda, ne e dimë se ata ishin të paktën 300 metra në anën tjetër dhe ne i arrestuam 1.8 kilometra larg në territorin tonë,” – pretendoi presidenti serb, raporton Kosovo-Online.

Ai tutje pretendoi se ushtria serbe ishte 20 kilometra larg vendit ku u bë arrestimi.

 “Gjithçka që ata thanë ishte se nuk dinin se e kaluan kufirin dhe se disa nuk dinin ta përdornin GPS-in.” – vazhdoi tutje presidenti serb.

Vuçiq është shprehur se me policët e Kosovës tash po mererj policia dhe prokuroria.

“Ne jemi të gatshëm t’i japim të gjitha informacionete. Ne jemi një vend serioz dhe do të thoja që për shkak të fëmijëve të atyre njerëzve asnjëri prej tyre nuk është rrahur, keqtrajtuar apo shpërfytyruar, gjë që ndodhi me serbët e arrestuar nga policia e Kurtit. Ne jemi një vend serioz dhe sillemi seriozisht.” – tha tutje ai.

Sipas tij, KFOR-i tashmë e dinte të vërtetën se në cilin vend ishin arrestuar policët e Kosovës.

Ai vazhdoi pretendimet e tij duke thënë se te policët kishin gjetur edhe lista të disa serbëve.

“Ata kanë pasur informacione të caktuara dhe kanë pritur për disa persona, qoftë për likuidim apo arrestim.” – shtoi Vuçiq.

Related Articles