Vuçiq për Ramën: Lider i fuqishëm, ia kam një borxh të madh

Vuçiq për Ramën: Lider i fuqishëm, ia kam një borxh të madh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shfrytëzoi konferencën e përbashkët për media pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të Ballkanit të Hapur, për të lavdëruar punën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për këtë nismë.

Ai tha se Rama u tregua lider edhe kur kishte presione të mëdha për të hequr dorë nga iniciativa dhe shtoi se për këtë ia ka një borxh të madh

“Një falënderim të madh për zotëri Rama, që gjithmonë ka qenë konsistent dhe i fuqishëm – edhe kur kemi qenë në presion nga anë të ndryshme dhe kur është dashur që të heqë dorë nga Open Balkan, Edi Rama ka treguar fuqi të madhe të liderit, ka dëshmuar çka do të thotë përcaktim dhe vendosmëri për diçka që ke filluar ta vazhdosh ta bësh. Si kryetar i Serbisë i kam një borxh të madh dhe pa energjinë e fuqinë e tij Ballkani i Hapur s’do të mund të mbijetonte”.

Vuçiq falënderoi edhe shqiptarët e Shqipërisë që po i mirëpresin “ngrohtësisht” serbët në pushime.

“Falënderoj edhe njerëzit në Shqipëri që vijnë gjithnjë e më tepër në Serbi, njerëzve në Shqipëri që shumë ngrohtësisht i presin turistët nga Serbia dhe ne shpresojmë që këtë që e kemi nënshkruar sot do të kontribuojë edhe më shumë në afrimin e kombeve tona dhe do të sjellë shumë gjëra të mira. Jam krenar për të gjitha ato që kemi bërë dhe ato që do të bëjmë në të ardhmen”.

Këtë falënderim s’e përmendi Rama në fjalën e tij, por tha se nisma nuk ndalet dhe Ballkani i Hapur nuk mbyllet. Ai tha se ka dëshirë edhe Kosova të jetë aty, derisa tha se po humbet kohë për mosanëtarësim.

“Do të dëshiroja të ishim gjashtë dhe dëshiroj të jemi”.

Related Articles