Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi për RTS-në se Serbia tashmë ka dërguar kundërshtime në Interpol në lidhje me urdhërarrestet e lëshuara për presidentin e Republikës Serbe, Millorad Dodikun dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Nenad Stevandiqin, duke kërkuar që të shfuqizohet urdhërarresti ndërkombëtar.
Tutje ai shtoi se vendi është nën presion nga të gjitha anët, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, dhe theksoi se nuk shpreson për shtyrje të sanksioneve të ShBA-së ndaj kompanisë serbe të naftës.
Vuçiqi gjatë intervistës pretendoi se bllokadat dhe protestat në Beograd kanë shkaktuar probleme ekonomike, por se do të arrijë ta nxjerrë vendin nga kriza.
“Kërkesat e studentëve në bllokadë janë plotësuar, vlerëson presidenti serb, i cili u bëri thirrje mësimdhënësve dhe studentëve që të kthehen në shkolla. Ai po ashtu mohoi përdorimin e “topit zanor” në protestën e 15 marsit.