Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ka angazhuar sërish Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij për të siguruar tubimet politike dhe rezidencën presidenciale.
Në një reagim të bërë publik, Stojkoviq tha se Radoiçiq është filmuar në një tubim të Vuçiqit së bashku me anëtarë të grupit të tij, të cilët kishin marrë pjesë në sulmin paramilitar në Banjskë të Kosovës, në shtator 2023.
“Kjo është hera e dytë që shohim anëtarë të asaj organizate paramilitare duke siguruar tubimet politike të Vuçiqit dhe rezidencën e tij”, shkroi avokati.
Aleksandar Vučić ponovo javno angažovao Milana Radoičića da sa svojim teroristima organizuje i obezbeđuje njegove političke kolone❗
Na njegovom skupu juče snimljen je Milan Radoičić zajedno sa članovima svoje grupe (koja je u septembru 2023. sprovela paramilitarni/teroristički… https://t.co/AsPjfL4c4R pic.twitter.com/B2GsKJOoIX— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ (@FIGHT_4_RIGHT_S) September 14, 2025
Ai kujtoi ngjarjet e 24 shtatorit 2023, kur grupi i Radoiçiqit, i armatosur rëndë, u përpoq të provokonte luftë në veri të Kosovës sipas “skenarit të Donbasit”.
Sipas tij, të njëjtët persona që u panë atëherë janë sot të angazhuar për të mbrojtur Vuçiqin dhe për të organizuar tubime politike në Serbi.
Stojkoviç rikujtoi se Milan Radoiçiq është në listën e kërkuar nga Interpoli, po ashtu është shpallur përgjegjës për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Ndërkaq, pavarësisht mohimeve të Vuçiqit në Perëndim, njerëzit e këtij grupi po përdoren sot për të ruajtur pushtetin e tij.
“Vuçiç krijoi një grup paraushtarak në vitin 2023 për operacionet në Kosovë dhe për zbatimin e skenarit të Donbasit. Sot, ai e përdor të njëjtin grup terrorist për shtypjen e qytetarëve dhe mbijetesën në pushtet përmes forcës dhe dhunës”, theksoi Stojkoviq.