Vuçiq: Po shkoj në Tiranë, po të mos shkoja do të kishte dëme të mëdha për vendin tonë

Vuçiq: Po shkoj në Tiranë, po të mos shkoja do të kishte dëme të mëdha për vendin tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do të shkojë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë



Vuçiq thekson se vendimin e ka marrë vetë që të mos ketë dëm për Serbinë.

“Kam folur me Anën, me shoqet e mia, nuk e kam problem, nuk është çështje kotësie, kam dhjetë vjet e gjysmë që mundohem të kujdesem gjithmonë për çdo gjë.Ndonjëherë thjesht je i dërrmuar nga emocionet, kur nuk di çfarë të bësh më, kur dikush ka muaj që prodhon kriza”, tha Vuçiq në terrenin stërvitor në Nikinci, ku filloi stërvitja ushtarake e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe.

Ai ka deklaruar se kur është fjala për Kosovën, e ka të vështirë të kuptojë gjuhën e “të dyja palëve” dhe se pala serbe nuk ka bërë asgjë.

“Nuk jam i sigurt, por sigurisht që do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte dëme të mëdha për vendin tonë”, tha Vuçiq.

Ai tha se nesër do të luftojë për interesat e popullit serb. Ai po ashtu ka deklaruar se e di se çfarë e pret atje, është duke folur për sanksione ndaj Rusisë dhe nëse nuk do të kishte një gjë të tillë, siç shtoi ai, do të ishte historike për Kosovën dhe ulëse në OKB. Ai gjithashtu ka shtuar se fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë mendje dhe se Serbia është e vogël, por nuk ia vlen të ankohet sepse jeta është një luftë.

Vuçiq ka shprehur edhe shqetësimin se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme në Kosovë pasi siç tha ai duket sikur dikush po shkakton diçka me komandë.

Related Articles