Vuçiq: Prokurorët dhe gjyqtarët që mbështesin banditizmin, huliganizmin dhe sjelljen e paligjshme, nuk do të shërbejnë

Vuçiq: Prokurorët dhe gjyqtarët që mbështesin banditizmin, huliganizmin dhe sjelljen e paligjshme, nuk do të shërbejnë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ligji dhe drejtësia do të kthehen në Serbi dhe se, siç tha, nuk do të ketë më falje në këtë çështje.

Për TV Informer përmes telefonit kreu i shtetit serb tha se gjëra të mëdha po përgatiten sot dhe njoftoi se në ditët në vijim do t’i informojë qytetarët për disa masa të mira të përgatitura nga shteti me qëllim kthimin në jetën normale.

“Nuk do të ketë jetë normale derisa ligji dhe drejtësia të kthehen në Serbi. Na detyruat të luftojmë për ligj dhe drejtësi. Na detyruat me banditizmin, huliganizmin e dhunën tuaj kudo. Tani ligji dhe drejtësia do të kthehen plotësisht në Serbi”, tha Vuçiq, raporton N1.

Ai theksoi se nuk do të shërbejnë ata prokurorë dhe gjyqtarë që mbështesin, sipas tij, banditizmin, huliganizmin, sjelljen e paligjshme, të keqen dhe padrejtësinë.

“Ende kemi shumë gjëra teknike për të bërë, si dhe në çfarë mënyre ta realizojmë këtë”, tha Vuçiq.

Related Articles